Vdes ish ushtari i UÇK-së dhe rreshteri i Policisë së Kosovës nga Drenasi

Ka vdekur drenicasi njëheri edhe zyrtari policor, Hashim Muleta.

I ndjeri ishte veteran i UÇK-se dhe kishte gradën e Rreshterit në Policinë e Kosovës, shkruan Jepi zë

Ai gëzonte respekt të madh tek kolegët e tij ndërsa lajmin e kanë bërë të ditur familjarët përmes një postimi në rrjetet sociale.

Postimi i plotë:

Ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të shkurtër veterani i UÇK-së dhe njëherit Rreshteri i Policisë së Kosovës Hashim Muleta.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot me 22.11.2024 nga ora 15:00 në varrezat e fshatit Korroticë e Epërme e Drenasit.

Ngushëllime Familjes Muleta!

Lexo edhe:  Lajm i hidhur: Vdes mitrovicasi i njohur, Enver Ademi - Veli