Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, pronarit i shqiptohet një gjobë

Me datë 21.11.2024 rreth orës 16:05, gjatë patrullimit patrullat policor në fshatin Zhur kanë has në një automjet pa targa.

Ngasësi i automjetit ishte një i mitur 11 vjeçar, ndërsa më atë si pasagjerë ishte prindi i tij, babai.

Automjetin të cilin drejtonte i mituri ishte i modelit Lamborghini pa tabela të regjistrimit, poseduesi I mjetit nuk ka arritur të prezantoj fizikisht asnjë dokument mbi pronësinë e mjetit.

Nga policët në detyrë prindit të ngasësit I është shqiptuar një gjobë -vendim për kundërvajtje dhe automjeti është konfiskuar , I njëjti është dërguar në stacionin Policor të Prizrenit.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar për të ofruar sigurt si dhe për të mbajtur rend dhe qetësi si dhe rregull në komunikacion.

Lexo edhe:  Daku kërkon falje për sharjet, UEFA është duke e hetuar