Policia aksion në Prishtinë dhe Mitrovicë, në pranga katër të dyshuar sekuestrohen para, vetura dhe pajisje për klonim të kartelave bankare

Gjatë realizimit të operacioni policor “SIM”,  në Mitrovicë dhe Prishtinë janë vënë në pranga katër të dyshuar.

Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike, pas veprimeve hetimore disamujore, në bashkërendim me Prokurorinë e Shtetit (Prokuroria Themelore Prishtinë) dhe e përkrahur nga njësitë relevante policore, ka zbatuar urdhëresën e gjykatës, duke kryer kontrolle në katër lokacione të ndryshme në Prishtinë dhe në Mitrovicë.

Të dyshuarit, në bashkëveprim me njëri-tjetrin dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për personin tjetër, kanë përdorur kartelat bankare e shtetasve të ndryshëm pa autorizim, duke bërë transaksione si dhe blerje të gjësendeve të ndryshme ( përmes platformave Online). Të dyshuarit fillimisht përmes formave të ndryshme kanë arritur të sigurojnë të dhëna elektronike të kartelave bankare, duke përdorur pajisje dhe programe specifike kompjuterike kanë bërë edhe klonimin e kartelave bankare dhe pastaj të njëjtat i kanë përdorur për shërbime të ndryshme, kryesisht Online dhe fizike.

Gjatë këtij operacioni policor janë arrestuar katër (4) persona të dyshuar, ndërsa, në cilësi të provave materiale janë sekuestruar:

– dy kompjuterë,

– rreth 10,000.00 (dhjetëmijë) euro në valuta të ndryshme,

– tetë telefona mobilë,

Best Hydraulic Bending Machines Mexico 2024 (See The List)Machinery I Search Ads
by Taboola

– tri vetura,

– një motoçikletë,

– pajisje për klonim të kartelave bankare,

– kartela të zbrazëta për qëllim të klonimit, si dhe dokumente relevante që ndërlidhen me veprën penale.

Me vendim të prokurorit kompetent tre nga personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje, përderisa njëri është liruar në procedurë të rregullt. Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

Lexo edhe:  Policia e Kosovës ndalon djalin e Vuçiqit, ia largon bluzën me mesazhe provokuese