Njësia policore FAST Kosova arreston turkun e kërkuar ndërkombëtarisht

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person të dyshuar, i cili po kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar nga Turqia.

Policia ka njoftuar se njësia FAST Kosova ka realizuar arrestimin e radhës së një personi të kërkuar, sot rreth orës 11:30, si rezultat i angazhimeve dhe hetimeve paraprake është arritur të lokalizohet dhe arrestohet një i dyshuar shtetas turk me inicialet S.Y., i lindur 1986.

“I njëjti ishte i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar, të lëshuar nga Turqia me qëllim të vuajtjes së dënimit prej shtatë viteve burgim efektiv, për kryerjen e veprës penale, “Keqpërdorim i kartelave bankare”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje Policia bëri të ditur se me urdhër të prokurorit kujdestar, i arrestuari dërgohet në ndalim policor për 48 ore për të vazhduar me procedurat tjera të parapara për raste të tilla.

Lexo edhe:  Zbulohen emrat e dy meshkujve dhe femrave që u kapën sot me 3 kg drogë