“Isha shtatzënë kur u preka me tumor, humba edhe shikimin”, rrëfimi prekës i Adriana Matoshit

Në episodin e dytë në “FLET” me Ilnisa Agollin ka qenë e ftuar aktorja e njohur, Adriana Matoshi.

Ajo foli për periudhën e vështirë të sëmundjes dhe betejat e vazhdueshme me tumorin në tru.

Deputetja e Vetëvendosjes tregon se ishte shtatzënë kur u diagnostikua për herë të parë, teksa e humbi edhe shikimin.

Bisedën mes tyre ua sjellim më poshtë:

Adriana Matoshi: “Edhe momentin kur unë e kam kuptuar se çka kam dhe çka mban trupi im, unë kam qesh dhe kam thënë është diçka që duhet me u tejkalu. Edhe kam thënë nëse Zoti ka shkrujt që unë duhet me jetu, kam me jetu. Nëse ka thënë që ka me më marrë, ka me më marrë. Menjëherë pasi jam kthyer prej operacioneve, unë kam vazhduar me punën. Nuk jam ndal e as nuk kam pushuar asnjë ditë”.

Ilnisa Agolli: Sa zgjati e gjitha kjo si periudhë?

Adriana Matoshi: “Po tash me e fillu, të parën e kam pas në vitin 2012. Kam qene shtatzënë kur e kam kuptuar që kam pasur një tumor në tru dhe kam thënë ok… Kam mbajt dertin e shtatzënisë se qysh kam me e lind vajzën. Unë e kam humbur dhe shikimin”.

“Me njërin sy nuk kam parë fare, me njërin 30 për qind. Edhe kisha problemin, qysh kam me e lind’ dhe qysh kam me pa fëmijën tim”.

Lexo edhe:  Drenusha diskuton me Rezin: Gresa do e përdorë për lojë hyrjen e ish-burrit