Kërcënohet me jetë inspektori i tregut në Mitrovicë, provoi t’i largojë nga rruga shitësit ambulantë
Inspektori i tregut në Komunën e Mitrovicës, është përballur dje me kërcënime serioze gjatë kohës sa ishte në detyrë zyrtare.
Sinjali mëson se inspektoi N.M., kishte dalë në detyrë që t’i largojë nga rruga shitësit ambulantë, ku hasi në rezistencë në njërin prej tyre.
I dyshuari S.B., i është drejtuar inspektorit me fjalë ofenduese duke e sharë dhe duke e kërcënuar me jetë.
Kjo bëri që N.M., të njoftojë njësitet policore, të cilët dolën në vendin e ngjarjes dhe arrestuan personin e dyshuar.
Me vendim të prokurorit, ndaj S.B., është iniciuar rasti ‘Kanosje ndaj personit zyrtar në kryerje të detyrës’.