ZYRTARE: Kosova e humb 3-0 ndeshjen me Rumaninë pasi e lëshuan fushën

UEFA e ka marrë sot vendimin për ndeshjen e ndërprerë mes Rumanisë dhe Kosovës.

Shtëpia e futbollit evropian vendosi që këtë ndeshje ta regjistrojë me rezultat zyrtar, 3:0 për rumunët pas mbledhjes së Komisionit Disiplinor të saj.

Shtëpia e futbollit evropian e pa fajtore palën kosovare për tërheqje nga loja në minutat shtesë dhe për mosbindje të urdhrit të referit për t’u rikthyer në fushën e blertë.

Gjithashtu, dy Kombëtaret u gjobitën për ato që ndodhën të premten mbrëma në stadiumin “National Arena” në Bukuresht.

UEFA vendosi ta gjobisë Federatën e Futbollit të Kosovës me 6000 euro për sjellje të pahijshme të ekipit kombëtar.

Federata Rumune e Futbollit mori gjoba të shumta dhe me një ndeshje pa praninë e shikuesve si vendëse për shkak të thirrjeve raciste apo diskriminuese të tifozëve të saj.

Lexo edhe:  Motra Anea për vëllanë që vdiq në aksident: Përse jeta duhet t’i marrë njerëzit e mirë?!