Alarm për sulm ajror, mbyllet ambasada amerikane në Kiev
Një alarm u dha mëngjesin e së mërkurës në ambasadën amerikane në Ukrainë për një sulm të mundshëm ajror.
Pas këtij informacioni, zyrtarët e ambasadës vendosën mbylljen e përkohshme të saj.
“Për arsye paraprake, ambasada do të qëndrojë e mbyllur dhe punonjësit do të qëndrojnë në shtëpi. Ambasada e SHBA u bën thirrje amerikanëve që të jenë të përgatitur për të kërkuar strehim menjëherë në rast të një alarmi sulmi ajror”, thuhet në një deklaratë të ambasadës së SHBA në Kiev.
Më herët, Reuters raportoi se Kievi ishte nën sulmet ajrore ruse ndërsa sistemet kundërajrore punonin që të pengonin sulmet. Dëshmitarët okularë thanë se dëgjuan shpërthime të shumta