Vdes taksisti që u aksidentua ditë më parë me veturë të Policisë

Ka vdekur taksisti, i cili më 5 nëntor ishte aksidentuar me veturë të Policisë në Prishtinë.

Kjo është konfirmuar nga raporti ditor i Policisë së Kosovës.

“Kryqëzimi i rrugëve ‘Dëshmorët e Kombit–Henri Dunan’ Prishtinë, 05.11.2024 – 04:19. Raportohet se viktima M/K, i cili ishte duke u trajtuar në QKUK, më datë 17.11.2024 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.

Vdekjen e tij e kanë konfirmuar edhe familjarët, të cilët kanë bërë të ditur se varrimi i të ndjerit do të bëhet gjatë ditës së sotme në Begaj të Vushtrrisë

Lexo edhe:  Shqipëria refuzon ekstradimin e ish-ushtarit të UÇK-së në Gjykatën Speciale