Haradinaj: Luan, linde 51 vjet më parë por për ne mbetesh gjithmonë 23-vjeçari i lirisë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka kujtuar vëllanë e tij, Luanin, i cili do ta festonte ditëlindjen e 51-të sot nëse do të ishte gjallë.

Ai ka postuar një fotografi krah vëllait në Facebook, poshtë së cilës ka shkruar: “Luan, linde 51 vjet më parë por për ne mbetesh gjithmonë 23-vjeçari i lirisë”.

Më 6 maj të vitit 1997, Luani u vra nga forcat e regjimit gjenocidal serb, në rrugëtimin e tij të fundit për në Shqipëri.

Lexo edhe:  E rëndë: Familja 4 anëtarëshe nga Kosova bie në lum rrugës për Shkup, dyshohet për të vdekur