Burim Piraj emocionohet: Është një kaptinë nga Kurani që e lexoj çdo ditë për babain tim

Afaristi Burim Piraj i ftuar në emisionin “Hambar” në Kanal10 ka treguar histori të veçanta sa i përket lutjeve ndaj babait të tij.

Ai ka thënë se e lexon çdo ditë një kaptinë të Kuranit për babain e tij të ndjerë.

“Unë kam qef që babai im të mburret me mua në botën tjetër, ai më ka mësuar mua shumë gjëra dhe e falenderoj atë shumë, është një kaptinë ‘Jasin’, unë këtë kaptinë e lexoj çdo ditë dhe e bëjë njetë, them o Zot bëje këtë lexim timin të Kuranit mëshirë për babain tim të ndjerë Enverin dhe dëshmorët e tjerë të familjes sime dhe të gjithë paraardhësit e mijë dhe gratë e tyre, dhe për motrën time Afërditën”, tha ai në Kanal10.

Lexo edhe:  “Mund të jetë e lidhur me një burrë tjetër”, Gazetari hedh dyshime të rënda për tradhti të Ikballe Hudutit