Piloti nga Drenica, Afrim Zabeli, bashkë me kolegë tjerë të FSK-së po mësojnë të pilotojnë me helikopterë – stërvitjet po i kryejnë në Shqipëri

Pilotët e Forcave të Sigurisë së Kosovës kanë vazduar trajnimet në Bazën Ajrore të Farkës në Shqipëri, bën të ditur Ministria e Mbrojtjes.

Pilotët e Forcave të Sigurisë së Kosovës pasi kanë përfunduar pjesën teorike, të asistuar nga instruktorët e Forcave Ajrore të Shqipërisë po kryejnë fluturimet stërvitore në Bazën Ajrore të Farkës me helikopterë “Cougar”.

Në mesin e tyre është edhe Afrim Zabeli nga Drenica, i cili humbi babain dhe vëllain në luftën e fundit, shkruan Jepi zë.

“Në ngritjen e kapaciteteve të ushtrisë, roli i Shqipërisë është i pazëvendësueshëm dhe bashkëpunimi ndërmjet të dy shteteve është prioritet i yni. Në punë të përbashkëta sukseset gjithnjë janë të garantuara”, thuhet në njoftimin e tyre, të cilës ia kanë bashkangjitur edhe një video nga ky trajnim.

Lexo edhe:  I prangosuri kërcen nga vetura e policisë derisa ishte në lëvizje, arrin të ikë