Incident në Gjilan, dyshohet për therje me thikë

Një incident ka ndodhur në qytetin e Gjilanit, ku dyshohet se një person është therur me thikë.

Sipas informacioneve të para, personi i lënduar është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Gjilanit.

Tashmë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të cilët janë duke ndërmarrë të gjitha procedurat e nevojshme në lidhje me këtë rast.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një përleshjeje mes disa personave.

Lexo edhe:  Ishte gëzuar fort me fitoren e Kurti, tani Aziz Salihu shprehet i zhgënjyer me të dhe Vetvendosjen: "S’kam as rrogë”, as shtëpi"