Therja e katër personave në Ferizaj, policia: I dyshuari u vetëdorëzua
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Ferizaj.
Një burrë i ka therur me thikë katër persona, prej tyre dy vajza të mitura.
Sipas policisë i dyshuari vepren e kishte kryer në tri rrugë të ndryshme të Ferizajt, ku ishte larguar në drejtim të panjohur.
Pas një pune intensive, lidhur me rastin fillimisht ishte arrestuar 59-vjeçari Ekrem Sadiku, si i dyshuar.
“Nga terreni janë siguruar videoinçizimet nga kamerat e sigurisë dhe fillimisht është dyshuar se ky ishte i dyshuari i kësaj ngjarje, sepse veshja, mbathja, flokët dhe mjekrra përputheshin dhe me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar në mbajtje për 48 orë, deri në sqarimin e plotë të rastit dhe hetimeve të mëtejme”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë Rajonale të Policisë së Ferizajt transmeton Klankosova.tv
Tutje në njoftim thuhet se hetuesit rajonal kanë vazhduar punën e tyre në identifikimin edhe të personave tjerë të mundshëm, të përfshirë në këtë rast, për derisa me datën 12.11.2024 rreth orës 03:00 të mëngjesit një person tjetër me inicialet F. I ( M/K) i moshës 62 vjeçar nga Ferizaj është lajmëruar në polici, i cili është i dyshuar në rastin vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj.
Me vendim të prokurorit të rastit i dyshuari i parë E.S është liruar, ndërsa i dyshuari me inicialet F.I është ndaluar në mbajtje për 48 orë procedura tjera hetimore.