Plagoset me armë një person në Fushë Kosovë, dyshohet të jetë polic

Një person është plagosur me armë zjarri në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Fushë Kosovë pasditen e së dielës.

Lajmin për Gazetën Insajderi e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ajo ka bërë të ditur se i njëjti është dërguar për tretman mjekësor, shkruan Insajderi.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen ku dyshohet se nga një person është plagosur me armë zjarri dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.

Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, tha Ahmeti.

Burime të Insajderit përbrenda Policisë së Kosovës bëjnë të ditur se personi i plagosur është zyrtar policor. Sipas këtyre burimeve, ai është plagosur përgjatë detyrës zyrtare.

Lexo edhe:  Arrestohet një grua në Gjakovë, e goditi me elektroshok një grua tjetër