Humb jetën tragjikisht një punëtor në Prishtinë

Një burrë ka humbur jetën gjatë punës në një objekt banesor në Prishtinë. Ngjarja ka ndodhur gjatës ditës së djeshme, në rrugën “Gucia”.

Viktima ka qenë duke punuar kur ka ndodhur aksidenti fatal.

Ekipet përkatëse të policisë dhe mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e tij.

Trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), me vendim të prokurorit.

Lexo edhe:  “Qeveria duhet të lirojë nga dogana dhe TVSh gjeneratorët dhe naftën deri në 100L në muaj për çdo 10 punëtorë”