Pagat e kamarierit arrin deri 1000 euro – disave u paguhet edhe sigurim shëndetësor

Në Kosovë, gastronomia është kthyer në një profesion shumë të pëlqyer, sidomos tek të rinjtë.

Përveç tërheqjes që ofron ky sektor, paga e një kamarieri ka arritur deri në 1000 euro, shkruan Jepi Zë.

Një restaurant në Kosovë ka shpallur një konkurs, ku paga e kamarierit është 1000 euro, shankistit 600 euro dhe pastrueses 450 euro.

Ky është vetëm një shembull, pasi ka edhe restaurate të tjera që ofrojnë paga të ngjashme. Për shembull, në një kafiteri e njohur në Mitrovicë, ka ofruar pagë prej 800 eurosh dhe sigurimin shëndetësor, shkruan Jepi zë

Ndërkohë, profesione të tjera publike, si ushtarët, policët, zjarrfikësit dhe nëpunësit civilë, nuk arrijnë të marrin as 700 euro neto.

Ndryshe kjo është njëra nga arsyet pse shumë të rinj po zgjedhin të punojnë në gastronomi dhe, në disa raste, të migrojnë jashtë vendit. Shkollimi dhe angazhimi në pozita publike nuk po ofron pagë të mjaftueshme për të mbështetur një jetë të dinjitetshme.

Lexo edhe:  Punëtorja e “Viva Fresh Store” thotë se nga bojkoti po iu del afati produkteve serbe