Hamza gjatë nëntorit takohet me diasporën, Krasniqi: Me mërgatën – Kosova mundet ma mirë

Gjatë muajit nëntor, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, do të zhvillojë takime me bashkatdhetarët në mërgatë.

E kreu i kësaj partie, Memli Krasniqi bën thirrje që të gjithë të mblidhen, bashkohen dhe të shkojnë për të dëgjuar vizionin e PDK-së për zhvillimin e Kosovës.

“Gjatë muajit nëntor, kandidati ynë për kryeministër, Bedri Hamza, do të zhvillojë takime me bashkatdhetarët tanë në mërgatë. Mblidhuni, bashkohuni dhe ejani për të dëgjuar vizionin tonë për zhvillimin e Kosovës.Me mërgatën – Kosova mundet ma mirë!”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Lexo edhe:  Policia ndalon një të mitur në Veri të Mitrovicës, shkroi grafite përçarëse