Hoxha Osman Musliu për vdekjen e tigrit të zi të UÇK-së: Dhimbja është e madhe

Ka vdekur njëri nga ish-ushtarët më të dalluar të UÇK-së, Liman Musliu.

I ndjeri ishte pjesë e njësitit “Tigrat e Zi” gjatë luftës së UÇK-së, shkruan Jepi zë.

Lajmin e ka konfirmuar hoxha Osman Musliu, i cili tha se dhimbja është e madhe.

“Të Zotit jemi dhe tek Ai do të kthehemi!
Të dashur familjar, miq e dashamirë, ju lajmërojmë së vllau ynë e luftëtari i lirisë së Kosovës, Limani para disa orëve ka ndërruar jetë. Dhimbja asht e madhe, e lusim Zotin që ta merr në rahmetin e tij e neve ishalla na forcon e na çon sabrin!
Varrimi asht ditën e hanë! Për orën e saktë do ju lajmërojmë me kohë”, ka shkruar Mulla Osmani.

Musliu gëzonte respekt të madh tek qytetarëte bashkëlufttarët, sepse përveç kontributit të madh në luftë, ai ishte njeri që i respektonte të gjithë.

Kohën e fundit ishte duke punuar në FSK në kuadër të stafit civil, duke vazhduar dashurinë për uniformën ushtarake.

Lexo edhe:  Invalidi i 3 luftrave lë Kosovën për të punuar në Gjermani: Çka ka si unë, le ta lëshojnë vendin