Ky është i dyshuari që plagosi një person në Hajvali – mbetet në arrati

Një incident ka ndodhur pasditen e djeshme në rrugën “Shkëndija” në Hajvali të Prishtinës, ku për motive akoma të panjohura, një person u qëllua dhe mbeti i plagosur. Viktima u dërgua në QKUK, ndërsa Policia ende s’ka arritur ta kapë të dyshuarin, raporton Sinjali.

Sinjali mëson ekskluzivisht se personi që plagosi viktimën është Leondrit Kryeziu, i cili vazhdon të mbetet në arrati.

Siç mësoi Sinjali mbrëmë, personi i plagosur është Lirim Bajrami rreth 37-vjeçar, i cili po trajtohet në spital.

Nga informacionet e para që siguroi Sinjali dyshohet se plagosja erdhi pasi viktima, Lirim Bajrami shkoi për ta kërkuar një person në Hajvali dhe krejt papritmas u gjuajt me armë zjarri nga personi që tashmë ndodhet në arrati me iniciale L.K.

Ndryshe, Policia dha gjithashtu disa detaje shtesë rreth këtij incidenti.

Nëpërmjet një njoftimi u bë e ditur se Policia ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit dhe gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike.

Lexo edhe:  Arrestohet burri nga Gjilani, tentoi ta martonte me dhunë një shtetase të huaj