Mimoza Kusari u diagnostifikua me kancer, njofton se kreu operimin

Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila ka konfirmuar se është diagnostikohet me kancer të gjirit.

Kusar-Lila njoftoi se se 3 javë më parë, gjatë një kontrolli rutinor të cilin e bën çdo vit, u diagnostikua me kancer të gjirit.

“…dhe pas rekomandimeve të mjekëve në Klinikën Universitare, vendosëm për operacion dhe trajtim”, shkroi ajo.

Kusari-Lila falënderoi doktorët e QKUK-së dhe këshilloi të gjithë që të kryejnë kontrollat rutinore.

Lexo edhe:  Kur je pjesë e showbizit, Adriana Matoshi paqësore, s’lëvizte, veç shikonte