Dy të dyshuarit për vrasjen e djeshme në Gjilan, njëri prej tyre njihej si “Tita” dhe ishte në kërkim edhe më herët

Valmir Salihu (1998) i njohur me nofkën “TITA” dhe Florian Mitev (1998) janë identifikuar si të dyshuar për vrasjen e 37 vjeçarit në rrugën “Mërgimtarët e Gjilanit”.
Rasti tragjik që tronditi pasditen e djeshme Gjilanin, la të vdekur pas vetes një person.

I dyshuari kryesor për veprën bëhet e ditur të jetë Valmir Salihu, i njohur me nofkën ‘Tita’.

I njëjti, del që nuk është fort emër i panjohur për organet e rendit në vend

 

Salihu në janar të këtij viti ishte shpallur në kërkim pasi dyshohej për një rast të tentim vrasjes, pas një konflikti që nisi në njërën nga kazinotë që veprojnë në afërsi të Karaçevës, ku kishte therur me thikë dy persona.

Ai ka qenë i arrestuar për veprat penale si “Posedimi i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge” dhe me një vit burgim për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Nga Policia kanë bërë të ditur sot se deri më tash janë kontrolluar disa lagje në qytetin e Gjilanit, përfshirë edhe dy shtëpi që janë bastisur.

Policia e Kosovës dje ka bërë të ditur se një person pasditen e së enjtes është gjetur i shtrirë skaj rrugës “Mërgimtarët e Gjilanit” në qytetin e Gjilanit.

Ekipet e emergjencës dhe policia kanë konfirmuar se viktima, shtetas i Kosovës i lindur në vitin 1987, ishte pa shenja jete.

Nga ajo se çka dihet deri më tani, të dyshuarit thuhet se janë larguar me biçikleta nga vendngjarja./

Lexo edhe:  “E kam lënë shtatzënë”- Rike Roçi i “nxjerr” sekretet Bledi Manes, publikon mesazhet me të