Jack Smith “dezerton”, tërhiqet nga detyra dhe nuk e pret betimin e Trumpit si president

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, para pak ditësh kishte thënë se do ta shkarkojë “brenda dy sekondave” prokurorin special, Jack Smith, në momentin kur merr postin e presidentit.

Donald Trump kishte thënë ndër të tjera se përpos shkarkimit, do ta dëbojë nga vendi prokurorin Jack Smith.

Jack Smith nuk e priti shkarkimin. Sipas CNN dhe FOX News, Departamenti i Drejtësisë e ka konfirmuar se Jack Smith po largohet nga pozita para se Trump të betohet si president.

Ish-kryeprokurori Jack Smith ishte akuzuar nga njeriu i afërt i presidentit Trump, Richard Grenell, për sabotim të marrëveshjes së Uashingtonit ku ndërmjetës nga pala kosovare ishte ish-presidenti Hashim Thaçi.

Lexo edhe:  E rëndë: Gjuajtje me armë, plagosen 2 persona - njëri nga ta vetëm 11 vjeçar