Noizy pas lirimit publikon një foto me avokatin e tij nga Kosova

Rigels Rajku, i njohur me emrin artistik Noizy, sot ka pranuar të ofrojë 50 mijë euro dorëzani për të siguruar paraqitjen e tij në seancat e ardhshme gjyqësore në Gjykatën Themelore në Pejë.

Menjëherë pas dorëzimit në polici dhe lirimit gjatë ditës së sotme, Noizy nuk ka harruar të falënderojë avokatin e tij nga Kosova, Halit Shaljani.

“Avokati ma *9 në RKS”, ka shkruar Noizy në postimin e parë të tij në rrjete sociale.
Halit Shaljani ka qenë avokati i cili ka përfaqësuar reperin Noizy për dorëzimin e tij në polici ditën e djeshme dhe në seancën e sotme gjyqësore./Lajmi.net/

Lexo edhe:  Juli i përmend Romeos romancën e Donaldit me Beatrix, bën deklaratën e fortë