Burri rrah gruan në Fushë Kosovë – shtiu me armë edhe gjatë fjalosjes me vjehrrin dhe mikun e tij  

Një burrë është arrestuar në Fushë Kosovë pasi që I njëjti pas një mosmarrëveshje ka rrahur gruan e tij.

Policia njofton më tej se i dyshuari gjatë fjalosjes edhe me familjaret e gruas, prindin dhe vëllanë, dyshohet se ka shtënë me armë zjarri e më pas të njëjtën e ka hedhur nga dritarja.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Po ashtu i dyshuari gjatë fjalosjes me familjaret e bashkëshortes, prindin dhe vëllain, dyshohet se ka shtënë me armë zjarri e më pas të njëjtën e ka hedhur nga dritarja. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistolete me gaz, një karikator dhe 34 fishekë të kalibrit 9 mm. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia në raport, përcjell Klankosova.tv.

Lexo edhe:  Ekzaltohet plaku, po do diktatur?: Thotë se Kurti duhet mi marrë 99% të votave