Lëndohen pesë policë dhe shoferi i veturës që dyshohet se e goditi veturën e Policisë

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qendër të Prishtinës, ku për pasojë gjashtë persona pësuan lëndime trupore.

Siç merr vesh ekskluzivisht Gazeta Sinjali pesë nga të lënduarit janë policë të Kosovës dhe tjetri është shoferi i veturës që dyshohet se e goditi veturën e Policisë.

Lajmin e ka konfirmuar tashmë edhe Policia e Kosovës dhe ka bërë me dije se në aksident janë përfshirë dy vetura.

“Sot rreth orës 04:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Dëshmorët e kombit në  Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar gjashtë persona.

Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”.

Lexo edhe:  Aksident trafiku në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, "kombi-taksi" ndeshet me një veturë