I prangosur, Noizy dërgohet në mbajtje për 48 orë

Reperi i njohur Rigels Rajku i njohur si Noizy është paraqitur sot në stacionin policor në Pejë ku edhe është duke u intervistuar nga hetuesit policor.

Këtë për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

“I njëjti është paraqitur në stacionin policor, pas intervistimit nga hetuesit policorë, me urdhër të prokurorit të shtetit do të ndalohet për 48 orë”, tha ai për Insajderi.

Ai u mor në pyetje për disa orë.

Lexo edhe:  Gashi: Naim Murseli kishte një frikë, ishte nën presion të madh nga dikush