Lumbardh Salihu takohet me Abdixhikun, flasin për krijimin e kushteve për të rinjtë që e shohin të ardhmen në sport

Lumbardh Salihu, i cili iu bashkua LDK’së para rreth një jave, është takuar sot me Kryetarin e kësaj partie, Lumir Abdixhikun.

Salihu ka thënë se me Abdixhikun kanë diskutuar për mënyrat se si të krijojnë kushte më të mira për të rinjt që e shohin të ardhmen në sport.

Sipas tij, rruga e re e LDK-së do të ofrojë mundësi për të gjithë ata të rinj që ëndërrojnë të realizojnë veten në sport.

“Është gjithmonë kënaqësi të bisedoj me kryetarin e LDK-së dhe Kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, Lumir Abdixhiku. Sot diskutuam për mënyrat se si mund të përmirësojmë infrastrukturën dhe të krijojmë kushte më të mira për të rinjtë, të cilët shohin të ardhmen e tyre në sport. Ndava disa nga përvojat e mia gjatë kohës kur kam qenë futbollist profesionist në Austri dhe në Angli, duke treguar rrugën që kam ndjekur për të arritur aty. Rruga e re e LDK-së do të ofrojë mundësi për të gjithë ata të rinj që ëndërrojnë të realizojnë veten në sport. #Lumir2025 #LDK #RrugaeRe”, ka shkruar Salihu.

Lexo edhe:  Tërmeti e shkund Serbinë