Hajnat thyejnë xhaminë e fshatit Krojmir në Lipjan, vjedhin paratë nga arka e bamirësisë

Xhamitë në qytete të ndryshme të Kosovës shpeshherë janë cak i hajnave, të cilët ua vënë syrin gjërave me vlerë.

Cak i hajnave janë më së shumti arkat e ndihmave e kasafortat e mbushura me para, por në raste tjera edhe gjësende tjera materiale.

Një rast i tillë ka ndodhur në Krojmir të Lipjanit, ku persona ende të paidentifikuar kanë thyer xhaminë e fshatit.

Sinjali mëson se imami i xhamisë e ka njoftuar Policinë lidhur me rastin, ku ndër të tjera ka bërë me dije se hajnat kanë thyer kasafortën e bamirësisë dhe kanë vjedhur të gjitha paratë.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të identifikohen dhe të kapen të dyshuarit.

Lexo edhe:  E tmerrshme: Burri 38-vjeçar në Prishtinë rrah me grushte e shqelma gruan e tij 26-vjeçare