Gruda: VV në vend që të punojë për zbardhjen e rastit të Deharit, paska organizuar turne shahu dhe ping-pongu

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Përparim Gruda, në përvjetorin e 8 të vdekjesë së Astrit Deharit, Vetëvendojse duhet të punojë për zbardhjen e rastit të tij.Kometi i tij erdhi pasi Vetëvendosje ka paraprarë disa aktivitetet më këtë përvjetor, ndër to edhe turne shahu dhe ping-pongu.

“Pas katër vitesh në pushtet, jo vetëm që nuk kanë bërë asgjë për të ndriçuar këtë rast, por përkundrazi, kanë zhdukur mostrat e ti dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore është djegur dy herë.” – ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook.

Shkrimi i plotë:

Në përvjetorin e 8-të të vdekjes së Astrit Deharit, Lëvizja Vetëvendosje, në vend që të punojë për zbardhjen e rastit të ti, paska organizuar turne shahu dhe ping-pongu.Pas katër vitesh në pushtet, jo vetëm që nuk kanë bërë asgjë për të ndriçuar këtë rast, por përkundrazi, kanë zhdukur mostrat e ti dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore është djegur dy herë.

E kam thënë në fillim të mandatit të kësaj Qeverie dhe disa herë të tjera: ata nuk duan të zbardhin rastin Dehari, sepse vetëm të pazbardhur mund të vazhdojnë ta përdorin politikisht.

Lexo edhe:  Kryefamiljari i familjes Jashari, Rifati, pranon një dhuratë simbolike për 28 Nëntor