Shtëpia po digjej, nënë e bijë kërcejnë nga kati i dytë

Një grua në Ferizaj bashkë me vajzën e saj të mitur, kanë kërcyer nga dritarja për t’i shpëtuar zjarrit që përfshiu katin e dytë të shtëpisë, dje.

“Për shkak të lëndimeve, viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, njofton policia.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Lexo edhe:  Humb jetën tragjikisht 27-vjeçari shqiptar në Greqi, detaje nga aksidenti i rëndë