QKUK-ja sonte s’do të ketë ujë 4 orë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se do të ketë ndërprerje të ujit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“KRU Prishtina” kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe i falënderon ata për durimin e tyre gjatë këtij procesi.

“Sonte, më datën 01.11.2024, nga ora 22:00 deri në ora 02:00, do të ndalet furnizimi me ujë në stacionin e pompimit në Parkun e Qytetit. Kjo ndërprerje është e nevojshme për kryerjen e punimeve të domosdoshme dhe do të ndikohet në zonat përreth. Në veçanti, zonat që do të preken janë: Aktashi, Ulpiana, Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK).Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve dhe falënderojmë për durimin tuaj gjatë këtij procesi”, thuhet tutje në njoftim./teve1.info

Lexo edhe:  E rëndë: Rrahje brutale me thika në Prizren, një person në gjendje të rëndë