Tetë të vdekur pas shembjes së strehës së stacionit hekurudhor në Novi Sad

Tetë persona kanë vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar pasi është shembur streha e stacionit hekurudhor në Novi Sad të Serbisë, tha ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq.

Dy persona ende janë të bllokuar nën rrënoja dhe Daçiq tha se ekipet e shpëtimit po tentojnë që t’i nxjerrin nga aty.

Aktualisht, afër 80 pjesëtarë të ekipeve të shpëtimit janë në vendin e ngjarjes.

Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, tha se kjo është një nga ditët më të vështira në historinë e pasluftës të Novi Sadit.

“Ne do të insistojmë që të gjithë përgjegjësit të gjenden dhe ata që janë përkujdesur për gjendjen e kësaj strukture dhe të kësaj ndërtese të mbahen përgjegjës”, tha kryeministri serb, raporton REL.

Ai tha se streha që u shemb ishte ndërtuar në vitin 1964.

Lexo edhe:  Përleshje masive në Dragash: Gjashtë të rinj rrihen mes vete, dyshohet se njëri nga ta ekspozoi edhe armën