I riu Besnik Kurteshi humbi jetën në aksidentin në rrugën Kllokot-Viti

Një person rreth moshës 30-vjeçare ka mbetur i vdekur si pasojë e një vetaksidenti tragjik që ka ndodhur mbrëmë pas mesnatës në rrugën Kllokot – Viti, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas informacioneve të para, aksidenti ka ndodhur rreth orës 01:15 të mëngjesit, ku shoferi i veturës ka humbur kontrollin, me ç’rast ka dalë jashtë rrugës ku vetura është rrokullisur.

E për pasojë, pasagjeri që ishte në veturë ka humbur jetën, ndërsa shoferi i veturës ka mbetur i lënduar.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Si pasojë pasagjeri i mjetit nga lëndimet e marra ndërronë jetë në vendin e ngjarjes, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku. Po ashtu dejtuesi i mjetit pëson lëndime trupore për të cilat është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal në Gjilan”, ka thënë ai për Sinjalin.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion, ndërkaq shoferi i veturës do të dërgohet në mbajtje.

Lexo edhe:  Pamje të rralla: Vajza e Adem Jasharit, Shqipja, e veshur me uniformën e UÇK-së