RTK-ja emëron ushtruesin e detyrës së drejtorit të përgjithshëm

Bordi i Radio Televizionit të Kosovës (RTK) njoftoi se ka emëruar Hysen Hudozin ushtrues të detyrës së drejtorit të përgjithshëm.

Bordi ka njoftuar se Hudozi punon në RTK prej vitit 2002 dhe ka mbajtur pozita të ndryshme menaxhuese dhe profesionale.

Ky vendim u mor të enjten në mbledhjen e jashtëzakonshme.

“Bordi si organ kolegjial dhe mbikëqyrës me qëllim të zhbllokimit të krizës si mundësi e vetme, ka vendosur për plotësimin e rregullores nr. 22/24 për rregullimin e procedurave të konkursit në RTK dhe Statutin nr. 1/22, duke rregulluar procesin e votimit të Ushtruesit të detyrës së Drejtorit të përgjithshëm me shumicë të thjeshtë votash. Me këtë rast, Bordi i RTK-së emëroi edhe ushtruesin e detyrës së drejtorit të përgjithshëm, z. Hysen Hudozi, i cili punon në RTK që nga viti 2002 dhe ka pasur pozita të ndryshme menaxhuese dhe profesionale”, thuhet në njoftimin e Bordit nëpërmjet një komunikate.

Ditë më parë ka dhënë dorëheqje zëvendësdrejtorit i përgjithshëm i RTK-së, Adi Krasta.

Lexo edhe:  Kthehen kolonat e mëdha në dalje të Kosovës, pritje në Merdar dhe te Dheu i Bardhë