“Ishte në kërkim nga policia”, arrestohet 21-vjeçari nga Prizreni

Policia ka arrestuar Fisnik Qenaj, i cili ishte shpallur në kërkim.

Ai po kërkohej veprën penale “lëndim i rëndë trupor”.

“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale të Policisë në Gjakovë, njofton opinionin publik se personi i dyshuar, F. Q. nga Prizreni, i lindur më 22 mars 2003, dhe i cili ishte i përfshirë në një rast të “lëndimit të rëndë trupor” të raportuar më herët në Stacionin Policor në Gjakovë, është arrestuar dhe me vendim të prokurorit të shteti është ndalur në mbajtje. Për lokalizimin e tij, policia ka lëshuar një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët më 15 gusht 2024, kërkesë e cila tashmë ka rezultuar e suksesshme”, thuhet në njoftim.

Duke shprehur mirënjohje të veçantë për rolin aktiv të mediave dhe gatishmërinë e qytetarëve për bashkëpunim, Drejtoria Rajonale të Policisë në Gjakovë thekson rëndësinë e vazhdueshme të këtij partneriteti për sigurinë dhe mirëqenien e të gjithë shoqërisë.

 

Lexo edhe:  Policia ia gjen një granatë dore një 27 vjeçari në veturën e tij në Prishtinë