Ngritet aktakuzë ndaj 12 punëtorëve të Trepçës

Është ngritur aktakuzë ndaj 12 punëtorëve të Trepçës.

Kështu ka njoftuar ndërmarrja me anë të një postimi në Facebook, ku tregon se të njëjtit janë larguar përkohësisht nga puna.

“Me datën 30.10.2024, B.S, B.I, SH.R, Z.I, Sh.O, P.B, B.H, D.H, F.B, R.B, B.H dhe Rr.L, janë larguar përkohësisht nga puna me vendim të Kryeshefit Ekzekutiv të Trepça Sh.A., pasi është ngritur aktakuza, për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A.”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  “U hoq si franceze, i bëri video”, gruaja në videon me kryetarin e Kukësit pati një histori me zyrtarin e lartë që vdiq 50 vjeç nga infarkti