Kosova shpallet kampione e bilardos në Ligën Ballkanike

 

Ekipi i Kosovës në biliardo është shpallur kampion i Ligës Ballkanike BBA 2024, të organizuar gjatë fundjavës në Prishtinë nga Federata e Biliardos së Kosovës.

Ndarjen e çmimeve kryesore e bëri presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, i cili përgëzoi federatën për organizimin, derisa pati mundësinë që nga afër të përcjellë edhe disa prej ndeshjeve të garuesve tanë.

Krahas Kosovës, pjesë e Ligës Ballkanike janë edhe Maqedonia e Veriut, Greqia dhe Bullgaria.

Lexo edhe:  Bujanoci ia dhuron mbi 13 mijë euro Skenderajt, pas vërshimeve të fundit