Burri nga Skenderaj hap Facebook në emër të ish-gruas dhe poston fotografi të ndryshme të saj

Rastet e ngacmimit janë bërë të zakonshme anë e mbanë Kosovës.

Një rast i tillë që u kategorizua si ngacmim ka ndodhur dje rreth orës 14:00.

Policia ka marrë një njoftim nga një femër e Skënderaj, e cila është ankuar se ish-bashkëshorti i saj kishte manipuluar me emrin dhe imazhin e saj në llogari sociale.

Sipas policisë rasti është ende në hetime.

Raporti i plotë policor:

“Skenderaj 11.10.2022 – 14:00. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar kishte hapur një llogari në emrin e saj dhe kishte postuar fotografi të ndryshme të viktimës. Rasti në procedurë hetimore.”

Lexo edhe:  65 vjeçari në Mitrovicë shkon te mjeku, hajnat ia vjedhin veturën e parkuar