“Ku po shkon zemër” – Romeo shfaqet i ‘pikëlluar’ pas vendimit të Heidit për largim nga Shqipëria

Marrëdhënia mes Romeo Veshajt dhe Heidi Baçit, ka bërë lëmsh rrjetin.

Pas shumë ndodhive në jetën e tyre së fundmi, çifi i përfolur se janë ndarë ende nuk kanë konfirmuar diçka të tillë apo nëse vijojnë të jenë bashkë.

Heidi ishte ajo e cila vendosi të lërë gjithçka që po ndërtonte në lidhje me karrierën në Shqipëri, duke iu rikthyer Italisë.

Edhe ky hap i saj ngjalli mjaft reagime, duke bërë fansat të mendonin se lidhja mes tyre ka përfunduar.

Mirëpo ajo që vëmë re në “Story-n” e fundit të Romeos është një video në të cilën ai shfaqet i prekur dhe këndon një këngë e cila mes rreshtash thotë “Çfarë po bën, ku je duke shkuar zemër”.

Menjëherë na shkon mendja tek vendimi që ish-banorja e BBV mori për t’u larguar nga Shqipëria, edhe pse asgjë nuk është e qartë nga dy protagonistët.

Lexo edhe:  Një zarf i zi edhe për Luizin? Çfarë u bisedua natën vonë