Aria: Olta Gixhari ti ke qenë personi më i urryer në Shqipëri e Kosovë kur ishe në Big Brother
Në natën Prime të Big Brother, ish- banorja Aria dhe Olta patën një debat tejet të nxehtë.
Ishte Aria ajo që i kërkoi llogari Oltës, pasi kjo e fundit e kishte quajtur atë si “bullizuesja më e madhe”.
“Olta më kryqëzonte, më kishte quajtur si bullizuesja më e madhe në shtëpi, ndërsa bullizuesit më të mëdhenjë janë brenda. Dua t’ia kujtoj Oltës që ka qenë personi më i urryer në Shqipëri e Kosovë, sa ishte në Big Brother”, ka thënë ajo.
Në ndërkohë, duke e lutur të gjente video ku ka bullizuar ajo, Olta u përgjigj: “Nuk e harroj, sepse kur kam njerëz si puna jote nuk të lënë të harrosh”.