Pranoi 7 milionë euro në xhirollogari, 42 vjeçari në Turqi ia ktheu bankës: Është haram

Një rast mjaftë i rrallë ka ndodhur në Turqi.

Ozkan Aydik, është burri të cilit banka ia kishte transferuar 7 milionë dollarë në llogari.

Aydik e kuptoi se paratë i ishin transferuar mëngjesin e 23 tetorit, e padyshim kjo ishte shumë e çuditshme për të.

Në momentin që ai hapi aplikacioni bankar për të paguar obligimin e gazit, u çudit nga shifrat që pa tek llogaria.

Aydik i cili është një punëtor i pastrimit që jeton në provincën e Golcukler e njoftoi menjëherë bankën përkatëse, transmeton lajmi.net.

Sipas raportimit të mediave turke, 42 vjeçari shkoi menjëherë në zyrat e kësaj banke dhe ua sqaroi situatën që kishte ndodhur.

Po ashtu ai deklaroi se i ktheu paratë pasi që është “haram”.

Por ai nuk arriti që të marrë vesh se si këto para përfunduan në llogarinë e tij.

Lexo edhe:  Plas sherri mes dy personave për një palë syze në Strellc të Deçanit, 64-vjeçari gjuan me armë