Incident në Podujevë, i mi’turi godet shokun e klasës me thi’kë në autobus

Një incident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Podujevë, ku një i mitur ka goditur një bashkëmoshatar me thikë gjatë një konflikti të çastit.

Ngjarja ka ndodhur në autobusin e linjës Pollatë-Podujevë, ndërsa dy të miturit po udhëtonin së bashku.

Sipas informacioneve, pas një fjalosjeje mes tyre, i dyshuari e ka goditur viktimën me një thikë në krahëror, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima ka marrë trajtim mjekësor dhe është intervistuar në prezencë të prindit dhe Qendrës për Punë Sociale (QPS). Ndërkohë, thika është sekuestruar nga autoritetet si provë materiale.

I dyshuari është intervistuar gjithashtu në prezencë të avokatit mbrojtës, prindit dhe përfaqësuesve të QPS-së.

Me autorizim të prokurores nga Departamenti për të Mitur, i dyshuari është ndaluar në qendrën e mbajtjes për një periudhë prej 24 orësh, ndërkohë që hetimet për këtë rast janë në proces.

Lexo edhe:  Kujdes nga sot, policëve të Kosovës u vendosen kamera në trup