Ana ia shuan shpresat Kevinit: Nuk kam ndjenja për ty

Ana Ejupi dhe Kevin Edmond duket se shprehën në fillim të Big Brother një pëlqim për njëri-tjetrin.

Ata i dhanë njëri-tjetrit shpresa për lidhje, por që duket se kjo marrëdhënie është zbehur.

Ka qenë banorja e cila ia ka bërë me dije këngëtarit se nuk ka ndjenja për të dhe se janë vetëm shokë.

E kjo gjë duket se nuk i pëlqeu artistit, i cili kërkoi të dinte më shumë arsye rreth kësaj.

Kevin nga ana tjetër ka shprehur ndjenjat për Anën që në ditët e para të nisjes së këtij spektakli.

Sidoqoftë, në këtë reality shou gjërat po ndryshojnë vazhdimisht dhe asgjë nuk është për t’u habitur.

Theksojmë që banorja e pare që u largua nga gara është Aria

Lexo edhe:  Intervista e shumë pritur nga Afrona dhe Blero shtyhet, moderatorja jep detajet