“Goditi karrocën e invalidit”- Policia jep detaje për aksidentin ku vdiq një person në Malishevë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar shoferin që shkaktoi aksidentin me fatalitet përgjatë pasdites së të shtunës në Banjë të Malishevës.

Në raportin ditor të së dielës, policia bën të ditur se është arrestuar ngasësi i veturës nën dyshimin se me veturën e tij ka goditur karrocën e invalidit, me të cilën ky i fundit ishte duke lëvizur në rrugë me zhavorr, shkruan Insajderi.

“Banjë, Malishevë / 26.10.2024 – 16:50. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet se ka goditur karrocën e invalidit me të cilën ishte duke lëvizur në rrugë me zhavorr viktima mashkull kosovar. Si pasojë viktima dyshohet se ka mbetur pa shenja jete”, njofton PK’ja.

Policia tutje bën të ditur se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti në proces hetimor

Lexo edhe:  Ministri britanik në Kosovë, flasin me Sveçlën për sigurinë kufitare