Faton Peci e “rehaton” këshilltarin, e bën drejtor për Evropë në Ministrinë e Gërvallës

Këshilltari i ministrit të bujqësisë, Faton Pecit, Mentor Tahiri, ka ‘’guxuar’’ të bëjë një lëvizje taktike dhe ta ndërroj punën që kishte deri më tani.

Se ishte këshilltar në Ministrinë e Bujqësisë, e dëshmon edhe formulari që vetë Tahiri ka mbushur tek Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit.

Nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural sa ka qenë i punësuar Tahiri, ka marrë nga buxheti i shtetit hiç më pak se 2.905 euro, nga meditjet dhe udhëtimet zyrtare, ndonëse deklarimi i pagave të marra nga MBPZHR, janë zero.

Nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rrural, ku ishte si këshilltar, Mentor Tahiri, ka ‘’aderuar’’ tek Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, që udhëhiqet nga Donika Gërvalla.

Tahiri në MPJD, është emruar si Drejtor i Departamentit për Evropë dhe Rajon. Këtë gjë madje e ka konfirmuar vetë Tahiri përmes një postimi në Tëitter.

‘’Jam i lumtur të ndajë lajmin se së fundmi jam përzgjedhur Drejtor i Depertamentit për Evropë, BE dhe Rajon në Ministrinë e Punëve të Jashtme – Republika e Kosovës’’ ka shkruar Tahir në Tëitter.

Por Tahiri, ka mundur të ndërroj vetëm ambient të punës dhe detyrën e tij, por ‘’shefat’’ e ministrisë i ka nga partia e njëjtë, atë të Listës Guxo, pasi që edhe Peci dhe Gërvalla janë pjesë e kësaj liste, e cila tashmë garon bashkë me VV-në dhe Alternativën në zgjedhjet e 9 shkurtit.

FrontOnline, ka dërguar pyetje në drejtim të MPJD-së, për të kërkuar sqarime se si ka ndodhur ky ‘’transfer’’ dhe si është mundësuar zgjedhja e Tahirit, drejtor, por nuk kemi marr përgjigje.

Ndryshe, brenda MPJD-së, ka ambasadorë me gradë të cilët janë vendos në pozita të zyrtareve, derisa kanë ‘’peshkuar’’ nga jashtë dhe kanë zgjedhur drejtorë departamentesh.

Lexo edhe:  Përfshihen nga zjarret disa fusha dhe male në Suharekë

Arifi: Qeveria “Kurti” po vazhdon me avazin e punësimit të militantëve

Analisti politik, Dritëro Arifi, për FrontOnline, thotë se punësimi i partiakëve, nuk është më diçka e pazakonshme, pasi sipas tij, ky është vetëm vazhdim i asaj që kanë bërë edhe qeveritë tjera.

”Kjo nuk është asgjë e pazakonshme në Kosovë të gjitha partitë politike, pak a shumë e kanë bërë të njëjtën punësimin e militantëve’’ tha ai.

Arifi, thotë se Qeveria Kurti nga ‘’Qeveri e Engjëjve’’ është kthyer në ‘’Qeveri të Djallit’’ potencoj ai për FrontOnline.

‘’Për fat të keq ”Qeverija e Engjëjve” po e bën të njëjtën dhe tash është bërë ”Qeveria e Djallit”, kjo është formë brutale e dhunimit të administratës publike dhe shumë keq që s’po mund ta kalojmë këtë gjë” tha ai për FrontOnline.