Me plis e me shqiponjën dykrenare, kështu festoi Zhegrova me shokë pas fitores ndaj Atleticos

Magjia e Edon Zhegrovës nuk ka të ndaluar – si në kampionatin francez, ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.
Derisa në fillim të muajit Lille mposhti mbretërit spanjollë me golin e vetëm të shënuar në ndeshje nga Zhegrova, mbrëmë viktimë ishte skuadra tjetër madrilene, Atletico.

Zhegrova nuk startoi në këtë ndeshje, por u inkuadrua qysh në pjesën e parë pas një lëndimi të bashkëlojtarit të tij Cabella në minutën 16’

Atletico shënoi në minutën e 8-të të ndeshjes, ndërsa goli i barazimit erdhi nga vetëm në pjesën e dytë, në minutën 61’.

Lexo edhe:  Shtëpia e mërgimtarit nga Prizreni bëhet cak i hajnave, vjedhin lëngje, gota uji e çokollata