Nëntori do jetë muaji i boksierit shqiptar, Arnold Gjergjaj lufton për titull Europe

Boksieri shqiptar, Arnold Gjergjaj gjatë muajit nëntor të këtij viti do ta ketë luftën më të madhe në karrierës

 

“Kobra” do të tentojë të sjellë për herë të parë titullin e Kampionatit Europian të EBU në Zvicër, shkruan Indeksonline

Më 23 nëntor, ai do të përballet kundër ukrainasit, Oleksandr Zakhozhyi – në Qendrën Olimpike në Heidelberg, e cila do jetë lufta me e rëndësishme deri tani për boksierin shqiptar.

Gjergjaj i lindur në Gjakovë, gjatë karrierës së tij ka zhvilluar 41 meçe në boksin profesionist. Ka fituar në 38 luftëra (27 prej tyre me nokaut) dhe ka humbur në tri meçe (dy prej tyre me nokaut).

Kundërshtari i tij që është 10 vjet më i ri se boksieri shqiptar, ka zhvilluar 19 meçe gjatë karrierës dhe ka fituar në të gjitha (15 prej tyre me nokaut)

Lexo edhe:  Në 13-vjetorin e rënies së policit, flet axha i tij: Këto vite nga rënia e Enverit kanë qenë goxha të rënda