Shpërthimi në oborrin e shtëpisë në Zubin Potok, pronari i takon nacionalitetit serb

Një mjet shpërthyes raportohet të jetë hedhur në oborrin e shtëpisë së një qytetari në Zubin Potok.
Nga Policia e Kosovës është bërë e ditur se personat e panjohur kanë hedhur mjetin shpërthyes në oborrin e viktimës dhe si pasojë atij i është dëmtuar automjeti, transmeton lajmi.net.

Rasti është në hetim e sipër.

“Është raportuar se persona të panjohur kanë hedhur një mjetë shpërthyes në oborrin e viktimës mashkull kosovar dhe si pasojë i është dëmtuar një automjet. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në lidhje me këtë çështje lajmi.net ka kontaktuar me shefin e operativës rajonale për Mitrovicën e Veriut, Petrit Fejza, i cili tha se i dëmtuari është i nacionalitetit serb.

Tutje ai ka thënë se nuk ka informacione më të detajuara, ndërsa nga ky shpërthim është dëmtuar vetëm vetura e ankuesit.

“I dëmtuari është nacionalitetit serb, njësitet e hetimeve janë duke u marr me rast. Për momentin nuk kemi info me shume vetëm mund te konfirmojmë se ka ndodhur rasti , njësitet policore kane qene ne vend te ngjarjes dhe kane kryer ekzaminimet e nevojshme dhe se ka pas vetëm dëme ne veturën e ankueses”, ka thënë Fejza.

Lexo edhe:  Ambasada e Kosovës në Emirate: Vendimi për heqjen e vizave nga EBA nuk ka hyrë në fuqi