E rëndë: Vdes edhe bashkëshortja e Benjamin Lajqit nga Peja, u aksidentuan në Rozhajë

Një aksident i rëndë trafiku tronditi mbrëmë Rozhajën.

Aksidenti që ndodhi mes dy veturave, mbrëmë rreth orës 21:20, i mori jetën të riut nga Peja, Benjamin Lajqi.

Pasagjere në veturën e Benjaminit ishte edhe bashkëshortja e tij, Sabina Lajqi, e cila deri çaste më parë po luftonte me vdekjen.

Gjendja e Sabinës u raportua të jetë e rëndë, teksa burime të IndeksOnline pohojnë se ajo nuk iu ka mbijetuar plagëve të marra nga ky aksident.

Lexo edhe:  Tim Shkupi godet imamin Mazllam Mazllami: Thuhet se ai i ka dy gra – me kushtetutë duhet të dënohet